VIDEO/ Bllokohen pusetat prej reshjeve të shiut, uji vërshon rrugëve ne Lezhë

Moti i keq ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës, sa i përket akseve rrugore. “BalkanËeb”, raporton se gjendja më shqetësuese mbetet në lagjen ‘Besëlidhja’, ku pusetat janë bllokuar prej reshjeve të shiut dhe uji vërshon rrugëve të qytetit.

Kjo është kthyer në një shqetësim të madh për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve në këtë fundjavë, ndërkohë nuk dihen ende masat që kanë marrë autoritetet për këtë situatë.

Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë këtë të diel edhe qytete të tjera të vendit, kryesisht ato bregdetare, si Durrësin, Sarandën, duke sjellë mjaft probleme në lundrimin detar.