Gjest fantasik nga klubi i Crystal Palace, hap dyert e stadiumit për të pastrehët

Klubi  e Crystal Palace ka bërë një gjest për t’u duartrokitur.

Në këto ditë të ftohta dimri, skuadra angleze ka vendosur të hap dyert e stadiumit për të strehuar personat të cilët nuk kanë ku të flenë.

Klubi do të përdorë stadiumin e tyre si vend-strehim, ku edhe do të japin racione ushqimi të ngrohta, mëngjes dhe vend për t’u larë.

Padyshim ky gjest i klubit të Crystal Palace tregon se futbolli është më shumë se një lojë me top.