Vasili i kthehet shefes së ONM-së: Pse Calavera shqetësohet vetëm kur Kushtetuta zbatohet!?

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Xhenoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për Top Channel tha dje se krijimi i SPAK-ut është një lajm i mirë, ndërsa procesi i vettingut ka ende 600 dosje në përpunim.

Shefja e misionit të ONM-së Calavera thotë se përgjegjës për këtë proces janë të gjitha institucionet. Ajo ftoi të gjithë që të tejkalojnë ngërçin për Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këto qëndrime ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili thekson se është e habitshme që Calavera shqetësohet vetëm kur Kushtetuta zbatohet!?

Reagimi i Petrit Vasilit

“Çudi”,perse Calavera shqetesohet vetem kur Kushtetuta zbatohet !?

Gjenovefa Luiz Calavera “cuditerisht” shqetesohet shume dhe gjithmone, kur Kushtetuta zbatohet dhe kete ka bere edhe ne nje interviste ne Top Ch.

Se fundmi ajo edhe zbatimin shume korrekt te Kushtetutes nga Presidenti per zgjedhjen e Gjykates Kushtetuese e ka shqetesim dhe “cuditerisht” nuk ka asnje shqetesim per shkeljen skandaloze te Kushtetutes nga Kuvendi i rilindjes dhe nga Dvorani i partise.

Cudia me e madhe eshte se Calavera po na thote se po u interesokerka per interpretimin e kesaj ceshtjeje,nderkohe qe çeshtja nuk ka nevoje per asnje interpretim,por thjesht per zbatimin korrekt nga rilindja, qe ne te kundert po e shkel Kushtetuten sepse do te kape drejtesine me cdo kusht, mjet e forme.

Po per skandalin e Dvoranit, qe shkel Kushtetuten e ligjin ai i duhet ndonje interpretim Calaveres?

Calavera duhet te jete fare e qete se Kushtetuta eshte e qarte per zgjedhjen e anetareve tep Gjykates Kushtetuese dhe s’ka nevoje per asnje interpretim,por per zbatim nga rilindja. Por me sa duket Calavera nuk ka kurajo t’ja thote dot rilindjes kete.

Kjo zonje qe te behet serioze duhet ta lexoje vete Kushtetuten dhe jo t’ja lexoje Agaçi dhe Fuga.

Calavera ka pergjegjesi dhe paguhet per funksionimin korrekt te ONM qe ajo drejton e per te cilen edhe paguhet jo pak.

Ajo duhet te shqetesohet, shume fort, bile duhet te ulerase, se perse nje tufe kandidatesh te kontestuar nga vete ONM-ja e saj u bene anetare dhe drejtuese te KLGJ dhe KLP dhe Calavera s’tha asnje gjysem fjale per kete.

Te shqetesohet per Vetingun me dy standarte ku ben pjese edhe ONM e saj, veting i cili eshte ankimuar gjeresisht edhe ne GJEDNJ ne Strasburg per shkelje ligji,procedurash,klientelizem etj te denoncuara keto edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Te shqetesohet se pse anetare te ONM qe mbajne te indinjuar fjalime patetike per kandidate te caktuar pas 24 oresh votojne krejt te kunderten sikur s’ka ndodhur asgje.

Te shqetesohet se si zgjodh ne menyre te turpshme dhe antikushtetuese Arta Marku me 69 vota dhe per pasoje pandeshkueshmeria e coi Shqiperine te treten ne bote si vendi me i korruptuar.

Te shqetesohet se si anetaret e SPAKU-t te sapo zgjedhur jane ish hetues mizore te Partise Komuniste apo se si anetari i SPAK publikisht qe rri me Ulsi Manjen e rilindjes.

Te shqetesohet se si SPAK fillon pune me tre vjet vonese dhe me 8 anetare nga 10 qe thote Kushtetuta.

Te shqetesohet se si nepotizmi familjar dhe politik ka pushtuar drejtimin e organeve te reja te drejtesise.

Keto jane shqetesimet per te cilat duhet te preokupohet kjo zonje fort mire e paguar.

Zbatimi i Kushtetutes eshte nje lajm i mire per shqiptaret, ndersa shkelja dhe dhunimi i Kushtetutes nga rilindja per ta kapur drejtesine ky eshte nje lajm shume i rende per ta.

Calavera nuk duhet te shqetesohet dhe zemerohet nga zbatimi i Kushtetutes,por duhet te ishte shume e tronditur nga e kunderta.

Zj.Calavera lexoje vete Kushtetuten pa sufleret e rilindjes se kjo do te ta qartesoje e kthjelloje mendimin dhe qendrimin.