‘Esat Toptani i ri’/ Berisha publikon fyerjet e Ramës ndaj gazetares së Syri TV

I ndodhur në vështirësi nga presioni publik, protesta e qytetarëve dhe pyetja e gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, kryeministri Edi Rama e ka humbur toruan duke shpërthyer në tallje ndaj saj.

Pyetja e gazetares se, Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk njohin krimet serbe në Kosovë, kreu i qeverisë duke mos ditur çfarë përgjigje të japë, iu kthye gazetares me një sjellje të pahijshme.

Kjo video u publikua të dielën edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Dëgjojeni antishqiptarin Esat Toptanin e Ri se si nuk dënon krimet, masakrat, genocidin e Serbisë në Kosovë!” shkruan ai.