Edhe në Sarandë, pezullohet lundrimi për tragetet dhe anijet e peshkimit

Saranda është zgjuar me mot të keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që pasditen e djeshme, po shoqërojnë edhe sot qytetin bregdetar.

Kjo është bërë shkak që të pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit, si edhe për tragetin Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas.

Kujtojmë që moti i keq ka përfshirë edhe bregdetin e Vlorës, e për pasojë një traget nuk po mund të ankorohet dot në breg që prej ditës së djeshme, duke i lënë pasagjerët 15 orë në pritje.