Pamje pa koment/ Ankorimi i tragetit, shihni ç'po bën stuhia në Vlorë

I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Qyteti i Vlorës ka njohur stuhi të fuqishme, me erë të fortë dhe dallgë të mëdha, të cilat kanë vështirësuar ankorimin e tragetit St. Damian.

Pas 14 orësh, trageti është ankoruar, kurse moti vazhdon të jetë i keq, me dallgë deri në 8 ballë.