VIDEO/ Nuk ndalet futbollisti shqiptar, shënon gol në kampionatin belg

Din Sula po tregon një formë të mirë tek skuadra e Waasland-Beveren në Blegjikë. Sulmuesi i Shpresave ishte protagonist në fitoren e Waasland ndaj Sandartd Liege me rezultatin 2-1.

Ekipi i futbollistit shqiptar u gjend shpejt në disavantazh dhe deri në minutën e 65-të kur u aktivizua Sula nuk kishte ndryshuar. Mirëpo një minutë pas aktivizimit të 21 vjeçarit skuadra e Wassland barazoi rezultatin.

Sula arriti që të tundte edhe vetë rrjetën kur regjistrohej minuta e 88 e sfidës. Pas një gjuajtje të Koita, ai u tregua i aftë të përfitonte nga grushtimi i portierit për të dërguar sferën në rrjetë e për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Sulën, i cili ka luajtur 10 ndeshje me skuadrën belge e në pjesën e dytë të sezonit pritet që të ketë më shumë mundësi që të luajë rregullisht e të gjejë përsëri rrjetën.