Videoja e frikshme/ Çfarë ndodhi pak para tërmetit në Durrës

Në redaksinë e Syri Televizion ka mbërritur nje video e filmuar në kohën kur ra tërmeti me pasoja tragjike i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, la qindra të plagosur dhe mijëra familje të pastreha.

Në videon e filmuar në Durrës nga një qytetar duket qartë një rrufe e fortë, si dhe zhurma e tokës në momëntet që regjistroheshin lëvizjet sizmike të tërmetit në orën 03:59 të mëngjesit të 26 nëntorit.

Janë me dhjetëra ata qytetarë në Durrës e Tiranë që tërmeti 6.4 i shkallës Rihter i orës 03:59 i ka gjetur jashtë banesave pasi kanë dalë për të qenë më të sigurt teksa dhe më herët ishin ndjerë lëkundje sizmike gjatë asaj natë.

Shumë prej tyre kanë konstatuar rrufenë dhe zhurmën e tokës që kanë shkaktuar këto lëkundje.