Liverpool në majën e botës/ Firmino i jep titullin e rradhës 'The Reds'

Liverpool ka arritur të fitojë në finalen e Botërorit të klubeve, kundër Flamengos me rezultatin 1-0.

Roberto Firminho ishte ai që i dha titullin kampion, skuadrës së drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp.

Anglezët hasën në vështirësi në përballjen ndaj brazilianëve dhe janë dashur 120 minuta, për të nxjerrë fituesin në këtë takim.

90 minutat u mbyllën në barazim pa gola, ku në fundin e ndeshjes VAR-i vendosi të mos i akordoi një penallti anglezëve.

Ndeshja shkoi në shtesë, aty ku Firminho, pas një asisti të Manesë, ka gjetur rrugën e rrjetës dhe ka festuar duke hequr fanellën këtë gol kaq të rëndësishëm.