Liverpool merr lajm të mirë nga ‘Etihad Stadium’, Manchester City triumfon ndaj Leicester

Pas 9 ndeshjeve pa humbje, Leicester bie në “Etihad Stadium”, pasi u mposht nga Manchester City me rezultatin 3-1.

Ky sukses i ekipit të Guardiolës ngushtoi diferencën  me “Dhelprat” që vazhdon të mbajnë vendin e dytë.

Megjithatë me këtë fitore City i dha një asist Liverpoolit që është i impenjuar në Botërorin e klubeve. Avantazhit provizor të Leicester me Jamie Vardy iu kundërpërgjigjën që në pjesën e parë, Mahrez dhe Gundogan që përmbysën shifrat në favor të City-t. Fitorja e vendasve u vulos nga goli i brazilianit Gabriel Jesus në minutën e 69-të.