Duhet të zbarkonte në Portin e Vlorës/ Trageti me 150 pasagjerë në vështirësi në det, çfarë po ndodh

Një traget që është nisur nga Italia, ka hasur probleme për zbarkimin dhe ndodhet ende në det të hapur.

Në bordin e anijes që duhet të zbarkonte në Portin e Vlorës, ndodhen 150 persona.

Shkak për pamundësinë për të zbarkuar në port është bëri mot i keq si edhe dallgët e forta.

Ndërkohë që vetëm ditën e djeshme Kapiteneria e Portit të Durrësit doli me një komunikatë ku lajmëronte të gjitha anijet për vështirësitë që do të hasnin në ditët në vazhdim për lundrim.