Së shpejti dhe si aktore, ja çfarë thotë Xhensila Myrtezaj

Pak ditë më parë Bes Kallaku mbajti premierën e filmit “Falco” në Prishtinë.

Pjesë e premierës ishin artistë të njohur nga Kosova, të cilët shijuan filmin dhe humorin që ai përcjell.

Pas përfundimit të premierës, Besi së bashku me Xhensilën kanë dhënë një intervistë për emisionin “Mirage”.

Xhensila u pyet përse nuk mori pjesë në filmin e parë të bashkëshortit dhe ajo tregoi se njëri prej tyre duhet të kujdesej për Ajkën.

Megjithatë, ajo u shpreh se “Falco” do të vazhdojë dhe në pjesët e tjera ka në plan që të bëhet edhe ajo pjesë e aktorëve.