Interi ‘godet’ në merkato, Conte e ka gati transfertën e janarit!

Antonio Conte, vazhdon të insistojë në transferimin e Arturo Vidalit.

Në Itali besojnë se ky transferim është shumë i mundshëm, ashtu siç të shtunën kanë raportuar edhe ‘Gazzetta dello Sport’ dhe Corriere dello Sport’.

Gjithashtu edhe lojtari kilian mirëpret mundësinë e transferimit në Serie A te Inter, ku do të ishte sërish protagonist.

Në fakt, ky është kushti që ka kërkuar Arturo Vidal, i cili ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Inter.

Zikaltrit po kërkojnë të sfidojë Juventusin për titullin e Serie A, dhe Conte beson se me Arturo Vidal në skuadrën e tyre, ata do të kishin mundësi për të mposhtur ‘Zonjën e Vjetër’.