Vrasja e dyfishtë në Patos/ Ja çfarë tha autori në sallën e gjyqit

Martin Skëndaj është përballur sot në gjykatë me akuzat ndaj tij në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur 3 ditë më parë në Patos.

Historia që kishte nisur pas një lidhje dashuri mes Manol Rapaj dhe motrës së Skëndaj, përfundoi me dy të vrarë me pistoletë në ambientet e poliklinikës së Patosit.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore Martin Skëndaj ka pranuar vrasjen, duke thënë se e kishte kryer ai krimin.

Nga burime të SYRI.net brenda seancës së gjyqit, mësohet se autori Skëndaj ka thënë vetëm ‘po i vrava. Nuk mund të flas më shumë’.

Avokati  i autorit të dyshuar, ka pohuar se klienti i tij brenda 3 ditësh është rrahur brenda, dy herë nga Manol Rrapaj.

Në fund të seancës gjyqtarja Adelina Zarka ka vendosur që të lejë në qeli Skëndajn. Prokurori i kësaj çështja është Çlirim Sina.