Iniesta i gatshëm të ndryshojë skuadër, po kërkohet nga...

Iniesta po mendon që parapara se t'i japë fund karrierës do të provojë një aventurë në Argjentinë.

35-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin japonez të Vissel Kobe, por mediat njoftojnë se Estudiantes de la Plata është interesuar për të marrë shërbimet e spanjollit, shkruan SYRI.net.

Nëse Iniesta transferohet me klubin argjentinas vitin e ardhshëm ai do të ribashkohet me ish-shokët e skuadrës së Barcelonës, Javier Mascherano dhe Gabriel Militon, raporton “TNT Sports”.