VIDEO/ Vuçiç, Gjukanoviç dhe Zaev vizitojnë Durrësin e goditur nga tërmeti

Liderët e rajonit kanë vizituar sot zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë parë nga afër rrënojat dhe kanë dëgjuar shpjegimet nga Rama për planin e rindërtimit ngaana e qeversë për strehimin e mijërave të prekurve.

Tre liderët e rajonit ndodhen në Shqipëri për takimin e tretë të “mini-Shengenit”, hedhjen e hapave të një marrëveshjeje rajonale për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Presidenti serb Vuçiç u prit me protesta në Tiranë ditën e mbërritjes.

Vizita e liderëve rajonalë pason solidarizimin që fqinjët e Shqipërisë shprehën menjëherë pas fatkeqësisë së tërmetit. Ekipet e emergjencave nga këto vende, veçanërisht nga Serbia, punuan krah për krah me shqiptarët e kosovarët për shpëtimin e të mbijetuarve nga rrënojat dhe nxjerrjen e kufomave.