FOTO/ Hidhet në erë me eksploziv makina e prokurorit në Vlorë/ Emri

Makina që ka shpërthyer sot në mesnatë në Vlorë i përket prokurorit Arbert Kuliçi, me detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë. Lajmin e dha Policia e Shtetit.

Makinës Volskwagen me targë AA 583OO i kanë vendosur lëndë eksplozive dhe e kanë shpërthyer atë në orën 6:45 në lagjen "29 Nëntori", ku mjeti edhe ishte parkuar.

Prokurori Arbert Kuliçi hetuar dosjen e Zvërnecit për abuzimet me tokat. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, por rasti bëhet i rëndë nisur nga fakti se kërcënimi i drejtpërdrejtë i është bërë një njeri të Drejtësisë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet duke kontrolluar kamerat e bizneseve në zonë dhe kërkuara dëshmitarë të mundshëm.

Nga Policia, informacioni paraprak:

Rreth orës 6:45, në lagjen "29 Nëntori" Vlorë, automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mjeti Volkswagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.