Kastriot Rexha shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2019 në Superligën e Kosovës

Ditën e sotmë FFK organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për vitin 2019.

Futbollisti më i mirë i IPKO Superligës është zgjedhur Kastriot Rexha.

 Sulmuesi kosovar e ndihmoi Feronikelin të shpallej kampion në IPKO Superligë dhe të fitonte Digitalb Kupën e Kosovës gjatë vitit 2019.

Me golat e shënuar, ai ishte i pandalshëm për kundërshtarët, ndërsa luajti me “Niklin” edhe në Champions League e Europa League.