Asfiksohen nga mangalli/ 4 pakistanez të vdekur në Greqi, po flinin në banesën e tyre

Mëngjesin e sotëm, katër emigrantë pakistanez u gjetën të vdekur nga asfiksia, në banesën e tyre në Greqi.

Duke iu referuar policisë, emigrantët ishin gjetur të vdekur në banesë dhe ka dyshime të forta se shkaku lidhet me monoksidin e karbonit të lëshuar nga mangalli, që kishin vendosur për tu ngrohur, raportojnë mediat greke.

Sipas policisë, ssnjëri prej tyre nuk ka patur shans të shpëtojë, pasi banesa ishte e izoluar sipas dhe djegia e qymyrit ka bërë që oksigjeni të konsumohet me shpejtësi brenda godinës.