‘Biznesi i goditur nga tërmeti’/ Përfaqësuesit e PD në Fushë Krujë, Pampuri: Situata e vështirë, paketa e PD për lehtësi fiskale, zgjidhja e vetme

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka qenë e pranishme ditën e sotme bashkë me disa përfaqësues të PD-së, në Fushë Krujë ku kanë parë nga pranë gjendjen e vështirë ku ndodhen bizneset e goditura nga tërmeti, ku e cilësin situatën të vështirë, ndërkohë që e vetmja zgidhje sipas Pampurit do të jetë paketa e PD-së për lehtësi fiskale.   

‘Sot se bashku me Edmond Spahon, e Agron Loken, vizituam bizneset e vogla ne Fushe-Kruje.

Post termeti, kishte shkaktuar jo vetem deme materiale ne banesat e bizneset e tyre, por gjithashtu kishte ulur ndjeshem xhiron ditore ne keto biznese, per shkak edhe te largimit se fundmi te disa banoreve, por ceshtja apo kriza nuk ishte vetem post termeti, por edhe 'termeti' i kahershem prej 6 vitesh qe ka rene ne ekonomine e ketij vendi, i cili vit pas viti lekund fort themelet e ceshtjeve social-ekonomike ne Shqiperi.

Propozimi i Partise Demokratike per te mbeshtetur bizneset te dalin fillimisht nga kriza eshte shtyrja e afateve per pagesat e taksave, pra ne teresi lehtesi fiskale me qellim rimekembjen e bizneseve, sidomos atyre te vogla, te cilat jane prekur me se shumti nga kriza, duke cenuar keshtu mireqenien e deri mbijetesen e mijera familjeve, te cilat e kane si burim te vetem fitimi. Shteti deri sot eshte inegzistent. U merr taksat, sigurimet duke mos u ofruar asnje sherbim ne kembim.-shkruan Pampuri.