Lewandowski do t’i nënshtrohet një operacioni, ja sa pritet të mungojë

Pas 24 ndeshjeve dhe 30 golave të shënuar në të gjitha kompeticionet, Robert Lewandowskit do t’i duhet që të ndalet së luajturi futboll.

Në prag të ndeshjes me  Ëolfsburg në kampionat për javën e  17-të, Bayern Munich njoftoi se 31-vjeçari do t’i nënshtrohej një operacioni.

"Robert Lewandowski pas ndeshjes kundër VfL Wolfsburg do t'i nënshtrohet një operacioni në hernien inguinale," lexohet në njoftimin për shtyp të klubit bavarez. 

"Ne nuk duam të humbasim kohë," tha trajneri Hansi Flick në një konferencë shtypi mbi këtë temë. Robert Lewandowski pritet të kthehet në fushat e lojës brenda katërmbëdhjetë ditëve .