", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE: Arsenali prezanton trajnerin e ri

Mikel Arteta është trajner i ri i Arsenalit.

Ish-ndihmësi Pep Guardiolas te Manchester City, ka marrë drejtimin e "Topçinjëve" duke marrë frenat pas largimit të Unai Emery.

Arteta u largua nga Manchester City ku punonte si ndihmës i Pep Guardiolës dhe vendosi të ndiqte ëndrrën e tij më të madhe për të drejtuar ekipin e Arsenalit.

Ai do të marrë drejtimin ditën e diel. Takimi ndaj Evertonit do të drejtohet sërish nga trajneri aktual Freddie Ljungberg. Arteta është i lidhur me këtë klub pasi ka luajtur 5 sezone si lojtar.

Spanjolli ka thënë fjalët e tij të para si trajneri më i ri i "Topçinjëve". "Është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne duhet të luftojmë gjithmonë për trofe dhe këtë ia kam bërë të qartë drejtuesve. Është një punë e madhe për t'ia arritur, por ne duhet të kemi besim".