Barcelona publikon listën për duelin e fundjavës, tri mungesa të mëdha!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Alavesit e vlefshme për La Liga.

Katalanasit kanë tri mungesa të mëdha, pasi Ousmanne Dembele, Arthur dhe Ansu Fati nuk janë në dispozicion.

Fati pësoi një lëndim në stërvitjet e sotme të Barcelonës dhe nuk do të jetë i gatshëm kundër Alavesit.