FOTO/ Aksident i rëndë në Korçë, 4 të plagosur

Katër persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korçës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.