FOTO/ Shembujt mahnitës të arkitekturës së gjelbër në botë

Jo vetëm që është vërtetuar shkencërisht që kopshtet urbane, pyjet dhe parqet ulin nivelin e stresit por ndër të tjera ato janë jashtëzakonisht të vlefshme për ruajtjen e mjedisit.

Kopshtet urbane dhe fermat vertikale kanë filluar të shfaqen në të gjithë botën, pasi Kombet e Bashkuara parashikuan që 68% e popullsisë botërore do të jetojnë në qytete deri në vitin 2050 duke shmangur zonat rurale dhe sigurisht do ketë domosdoshmëri për uljen e nivelit të ndotjes në këto vende.

Me ndërtimin e ‘pyjeve urbane’ rreth Parisit, në një përpjekje për të ulur ndotjen e ajrit, dhe Singaporit që përballet me krizën ushqimore me fermat në lartësi dhe karkalecat e rritur në laborator, ky trend është gjithnjë në rritje.

Kur bëhet fjalë për arkitekturën e gjelbër, rezultatet janë mahnitëse.

Shikoni këto fotografi për të kuptuar se për çfarë po flasim:

Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H,Syri.net