Del fotoja e autorit të vrasjes/ Ishte komshi me viktimën

Policia ka arrestuar pas 24 orësh autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Flamur Duci në Korçë. Sipas policisë në pranga ka rënë Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje.

Viktima dhe autori ishin komshinj me njeri-tjetrin. Adoleshenti kishte qenë i dënuar edhe më parë për një krim të ngjashëm.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Hoti ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

48-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e djeshëm pranë godinës së biznesit të tij. Sipas dëshmitarëve, Duçi u gjet i therur me thika dhe me shenja djegieje në kokë.

Dyshohet se pasi e vrau, i riu ka tentuar të djegë trupin e viktimës.

Ka dyshime se sherri mes tyre ka nisur për një femër. Ndërkohë nuk përjashtohet edhe pista e një sherri të çastit.