", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Batuta e presidentit të Sampdorias për golin e Ronaldos: Duhet të ndëshkohej për kërcimin

Goli spektakolar i shënuar nga  Cristiano Ronaldos ndaj Sampdorias, nuk kaloi pa u komentuar dhe nga presidenti i kësaj të fundit.

Massimo Ferrero e vlerësoi maksimalisht 34 vjeçarin për atë që kërcim.

Ajo që ra në sy nga ky vlerësim i  Ferreros, ishte mënyra se si ai e bëri atë. Presidenti i ekipit xhenoves kishte zgjedhur një batutë pikante për CR7-tën. Ai u shpreh se Ronaldo duhet të ishte ndëshkuar me karton për atë kërcim.

“Më duhet të them se Ronaldo është dashur të ndëshkohet pas asaj kërcim”, tha Ferrero duke qeshur për ‘Sky Sport Italia’.

“Ishte sikur po lëshohej si një aeroplan. Cristiano ishte ai që fitoi ndeshjen, djemtë e mi u mbrojtën mirë”.