Racizmi në futboll, Ture: Njerëzit janë duke u bërë tani më budallenj sesa më parë

Racizmi në futboll është një fenomen i cili duhet luftuar. Shumë futbollistë gjatë ndeshjes përballen me kore raciste nga tifozët.

Lidhur me këto probleme ka folur edhe ish-futbollisti  i Manchester City, Yaya Toure, i cili është shprehur se tifozët tani po bëhen edhe më budallenj dhe rruga për fitoren do të jetë e gjatë.

‘Kam pasur një bisedë me FIFA sepse kjo është diçka shumë e rëndësishme që ne duhet ta shohim me shumë kujdes” ka thënë mesfushori 36 vjeçar.

“E di se do të jetë punë e zorshme dhe e vështirë, pasi rruga për fitoren është e gjatë. Njerëzit janë duke u bërë tani më budallenj sesa më parë” ka thënë tutje lojtari, duke komentuar racizmin në futboll.

Së fundmi në Premierligë është arrestuar një tifoz i cili gjatë ndeshjes Man Utd – Man City shfaqi racizëm.