Agron Tufa akuzon: Kreu i SPAK, hetues i komunizmit

Ish-drejtori i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, aktualisht azilkërkues në Zvicër, Agron Tufa, hedh akuza të forta ndaj kryetarit të sapozgjedhur të SPAK.

Sipas Tufës, Arben Kraja është hetues i periudhës së diktaturës komuniste.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish-hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”, shkruan Tufa në Facebook.

Arben Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP-së, pavarësisht së në mbledhjen e mëparshme të këtij institucioni ishte renditur i pari me pikë Altin Dumani.