", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO+VIDEO/ ‘Tsunami Demokratik’ kishte vendosur të ngrinte dronë në ‘El Clasico’, ja si u zbulua plani

 

Njësia policore spanjolle “Mossos d'Esquadra” ka arritur të parandalojë  një plan të indipendentistëve të “Cunami Demokratik” në Barcelonë për të ndërprerë ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit. Protestuesit  kishin vendosur të ngrinin dy dronë për t’i futur në fushën e lojës.

Megjithëse kishin si qëllim vetëm të jepnin një mesazh, kjo mund të kishte pasur pasoja pasi mund të ishte ndërprerë ndeshja për arsye sigurie.

Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, dronët do të fluturonin mbi stadium dhe të ulnin në fushën e lojës një parullë me një mesazh kundër shtypjes politike. “Spanjë, ulu dhe bisedo” ishte parulla që u shpalos edhe në tribuna gjatë ndeshjes, por që ata dëshironin që ta shihte e gjithë bota ndërsa ndërpriste këtë takim për disa çaste.

“Mossos d'Esquadra”, e cila po monitoronte situatën kishte marrë masa për këtë. Ata kishin vendosur në disa zona specifike të stadiumit, policë me armë që shërbenin për të bllokuar frekuencat e dronëve. Kjo mënyrë e përdorur nga ta rezultojë efikase, pasi arritën t’ua prishnin në kohë planin,  që me siguri do të kishte shkaktuar kaos gjatë ndeshjes.