Sulmoi gazetarin në QKUK, dëshmon në polici ministri Shala

Sipas Policisë së Kosovës, ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala është intervistuar sot nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, për sulmin ndaj gazetarit, Ensar Ramadani.

 “Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019 “, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Ditën e djeshme, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka hapur hetimet për rastin në fjalë, pas denoncimit nga AGK.

Pasi ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Inspektorati Policor ka kërkuar suspendimin e dy policëve që kanë qënë prezent.

Të martën në mbrëmje, ministri Endrit Shala, kishte sulmuar fizikisht të gazetarin, Ensar Ramadani.