FOTO/ Edi Rama tradhëton PS-në, nuk votoi ligjin e censurës

Që kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013, është munduar të kapë mediat, me mënyra të ndryshme. E këtë e ka bërë duke u dhënë koncesione të ndryshme shtetërore.

Bëhet fjalë për Edi Ramën, i cili të vetmet media që nuk ka nën kontroll janë mediat online dhe rrjetet sociale.

Pikërisht për këtë arsye bëri edhe ligjin e censurës së medieve online, por që ai e quan si ‘ligji anti-shpifje’.

Pasi e mbajti të fshehtë për 1 vite, dje urdhëroi deputetët e tij që ta votonin ligjin, në kundërshtim me të gjitha rekomandimet e ardhura nga KiE dhe institucione të tjera Europiane.

Por në momentin final të votimit të ligjit, vetë Edi Rama ka tradhtuar PS-në duke mos e votuar ligjin. Ai vetë nuk ka qenë i pranishëm në sallën e parlamentit, ndërsa ka urdhëruar deputetët e tij ‘ushtarë’ që ta kalonin.

Eurodeputetë të ndryshëm deklaruar se miratimi i këtij ligji është një hap pas dhe rrezikon që hapja e negociatave të mos bëhet.