VIDEO/ Dy të rinj vriten në Patos, dalin detajet e para

Dy të rinj janë vrarë mesditën e sotme në Patos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e poliklinikës së Patosit.

Njëri prej të rinjve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i riu tjetër ka humbur jetën në spital.

Lajmi është konfirmuar për SYRI.net nga drejtori i spitalit të Fierit.

Ende nuk dihen emrat e dy të rinjve që humbën jetën. 

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.