Arrestohet pasi ndiqet si nëpër filma 46-vjeçari në Durrës, çfarë ‘fshinte’

Një 46-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë në Durrës pasi nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar mjetin e tij, nga ana e efektivëve rrugorë.

Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. P., 46 vjeç, banues në Durrës.

Uniformat blu, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative Tiranë se drejtuesi i një mjeti tip “Volksëagen” nuk i ishte bindur urdhrit të Policisë për ndalim, kanë konstatuar mjetin në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, ku përsëri ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe pas ndalimit të mjetit, në afërsi të Shënavlashit, u konstatua se shtetasi I. P. kishte konsumuar alkool në masën 0.64 mg/l.