Pasion: Madonna 61-vjeçare me 'të dashurin', e bija me mashkullin misterioz

Maddona u fotografua në një hotel në Majami me balerinin e saj rezervë, Ahlamalik  Williams, ndërkohë që pushonte me të bijën.

Maddona 61-vjeçare u pa shumë ngjitur me “të dashurin”  Ahlamalik Williams 26 vjeç, ndërkohë që  ishte pranë së bijës 23-vjeçare.

Maddona, e veshur me të zeza, shfaqet teksa Williams i vë duart rreth belit, i veshur me bluzë të zezë më mëngë të shkurtra. Më pas ai i ngjit duart nga ijet, mbi supe, si për t’i bërë një masazh shpatullave.

Kurse e bija e Maddona, Lourdes, shihet duke u përfaqësuar me një burrë misterioz, që e puth atë në kokë ndërkohë që shikojnë të dy nga ballkoni i hotelit.

Pak më vonë, nga pamjet William shihet duke tymosur një cigare, pa bluzën e tij.