Lirohen 2 shkodranët/ U arrestuan si terroristë, prokuroria rrëzon akuzat

Pas 4 viteve hetime e një vit burg prokuroria tërheq akuzat për 4 shkodranet e akuzuar se do të kryenin akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Arrestimet u bene pas informacioneve te ardhura nga Mosad, por prokuroria shqiptare nuk gjeti kurrë prova e u tërhoq nga akuzat.

Bëri shumë bujë në media 4 vite më parë, kur katër persona nga Shkodra u arrestuan si të akuzuar terroristë që do të kryenin akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do të luhej në ‘Loro Boriçi’, por 4 vite më vonë, të gjitha akuzat rezultojnë flluskë sapuni.

Syri TV zbulon shkresë e kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka firmosur pushimin e hetimeve për Ergys Faslinë dhe Bekim Protopapën, shkodranët që u arrestua si pjesë e një celule terroriste që bashkëpunonim me Lavdërim Muhaxherin, një prej shqiptarëve të Kosovës që iu bashkua ISIS-it në Siri.

Kërkesa që mban datën 4 nëntor të këtij viti është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet të shqyrtohet në datë 26 dhjetor kur do të marrë edhe firmën e Gjykatës se 4 të arrestuarit për këtë çështje janë të pafajshëm e janë mbajtur padrejtësisht në qeli për më shumë se një vit.

Ergys Faslia qëndroi pas hekurave 1 vit dhe më pas është liruar për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Por çështja ndaj tij dhe një personi tjetër të arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar të hetohet në gjendje të lirë.

Por kur kanë kaluar mbi 3 vjet e gjysmë nga regjistrimi i kësaj çështje, prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzave për Ergys Faslinë. Akuza dhe ndjekje penale është pushuar edhe për Bekim Protopapa me detyrë mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë.

Para se të zhvillohej ndeshja në ‘Loro Boriçi’ mes Shqipërisë dhe Izraelit, në adresë të Shqipërisë, ka mbërritur një raport i shërbimi Sekret Izraelit, Mossad, ku informonte për lidhjet e dyshimta të këtyre personave me një celulë në Kosovë, e cila mbante kontakte direkte me Lavdërim Muhaxherin në Siri.