", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Ish-gjyqtarit analizon ‘El Clasicon’: Real Madridit iu mohua penallti. Ja pamjet VIDEO

Përfundoi në barazim pa gola “El Clasico” e parë e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver mendon se Real Madrid u penalizua nga arbitri kryesor që në një fragment nuk akordoi penallti.

Polemikat u shtuan në fund të ndeshjes pasi siç mund ta shihni në pamjet më poshtë Ivan Rakitic tërhoqi nga fanella Raphael Varanen i cili u rrëzua brenda zonës.

“Ka një tërheqje nga Rakitic në  Varanen. Tërheqja është e qartë. Me VAR, kjo është penallti, një penallti shumë e qartë. Para kësaj, Varane ishte gjithashtu në një dyluftim me Clement Lenglet, por në atë rast nuk ishte mjaftueshëm për një penallti”, ka thënë Oliver për Marca.