Pas ‘El Clasico-s’, Barcelona dhe Messi gati për rinovimin e kontratës!

Barcelona tregohet e gatshme për të rinovuar kontratën me Lionel Messin.

Drejtues të klubit katalanas janë vendosur në lëvizje për të negociuar me babin dhe njëkohësisht agjentin e Leo-s, Jorge Messi-n.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2021, por mediet kanë zbuluar se ai ka një klauzolë që i lejon largim në fund të sezonit.

Josep Maria Bartomeu dëshiron që Messit t’i ofrojë kontratë edhe për një vit, për të mbajtur argjentinasin në skuadër aq sa është mandati i tij në krye të Barcelonës.

Bartomeu në vitin 2022 mbyll kapitullin e tij te Barcelona, dhe nuk ka të drejtë rizgjedhje.

Messi ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër do të mbyll karrierën dhe Barcelona mbetet opsioni i parë.