Ish-ministri: Prokuroria të verifikojë nëse Rama ka qenë i ndaluar në Francë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, për të hetuar mbi akuzat e drejtuara së fundmi publikisht në drejtim të kreu të qeverisë Edi Rama, se ai ka qenë i ndaluar në Francë nga Policia për trafik ikonash të vjedhura. 

STATUSI NE FB

Që të sqarohet njëherë e mirë publiku, Prokuroria e Përgjirhshme duhet të verifikojë lajmin-akuzë të bërë nga disa persona, sipas të cilëve "Edvin Rama në vitin 1994 ka qënë i ndaluar nga Policia Franceze për trafik ikonash".

Është e vërtetë apo jo?!

Natyrisht kjo nuk pritet të sqarohet nga vetë Rama, por si për të gjithë të tjerët subjekt i ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë verifikimet e rastit.

Pa dyshim e mira do ishte të sqarohej roli dhe përgjegjësia e shtetasit Edi Rama në financimin e fushatës së Obamës. Por le të sqarojë si fillim lajmin mbi ndalimin në Francë, se këtë të Amerikës e qëndisin vetë amerikanët...

Kjo është e vetmja rrugë që e ndan shpifjen nga e vërteta. Të tjerat janë dëngla."