Mega-operacion, 334 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe politikanë

Gjatë një operacioni të madh të zhvilluar sot në Italia, policia e ROS ka vënë në pranga 334 persona, mes të cilëve, politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë si dhe u sekuestruan pasuri me vlerë 15 milionë euro.

Mes të arrestuarve është edhe ish deputeti i ‘Forza Italia’, Giancarlo Pittelli.

Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë sin ë Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj, ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

Në kuadër të operacionit, disa prej të arrestuarve u vunë në pranga në Gjermani dhe Zvicër.

Në operacion morën pjesë më shumë se 2500 forca të karabinierisë.

Policia Italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë ë zhvilluar në territorin Italian por ndërkohë nuk ka dhënë detaje më të hollësishme veç faktit se operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz ‘Ndragheta’.