Armando Broja, ‘makineri’ golash, tripletë për Chelsea U-18

Chelsea U18 fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Hundersfield Town U18, ndeshje  kjo e vlefshme për FA Youth Cup.

Protagonist absolut  për “Blutë e Londrës”  ishte sulmuesi shqiptar Armando Broja.

 Djaloshi nga Malësia e Madhe shënoi tre gola dhe dha asistin për shokun e tij të skuadrës tek goli tjetër.

Në stadium për të parë ndeshjen kanë qenë dhe asistentët e Lampard, të cilët me siguri i kanë vënë re cilësitë e Brojas. Ndoshta në një nga ndeshjet e ardhshme Brojan mund ta shohim të grumbulluar për ekipin e parë.