Liverpool arrin me vuajtje në finalen e Botërorit të Klubeve

Liverpooli ka arritur të fitojë në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve, kundër Monterrey me rezultatin 1-2.

Skuadra e Jurgen Klopp me golin e Firminjos në fund të takimit, ka kapur finalen e së dielës, kundër Flamengos.

Nabi Keita kaloi në avantazh skuadrën angleze në minutën e 12-të, por Funes ka barazuar vetëm 2 minuta më vonë.

Gjatë gjithë minutave të mbetura Liverpooli nuk ka arritur të shënojë, por në minutën e parë të shtesës Firminho ka çuar në delir skuadrën e tij, duke gjetur rrugën e rrjetës.