Vasili publikon VIDEO-n, Rama ofendon popullin me organin mashkullor, ofendoi edhe Trumpin dhe hebrenjtë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organin gjenital mashkullor, ndërsa mediat i quan kazan.

Duke rikujtuar deklaratat e tij kundër Presidentit amerikan Donald Trump, Vasili thotë se gjuha e shthurur e kryeministrit ka shkuar deri në Amerikë.

‘Edi Rama paturpesisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit.

Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj.

Edi Rama ofendon hebrenjtë ne mes te Parlamentit dhe i quan çifutë.

Ky ofendon Presidentin Trump ne mes te Amerikes dhe e quan turpin i qyteterimit.

Refuzojeni gjuhen e çartur, të ç’thurur dhe te ulët te tij. Sa turp për Shqiperine qe ka këtë kryeministër dhe për shkak te këtij Edi Ramë turpi ka kaluar oqeanet.-shkruan Vasili.