‘Rama po e çon vendin në neodiktaturë’/ Malaj: I ke vënë deputetët e tu në rresht si në vitin 1992

Ish-ministri socialist, Arben Malaj, doli sot para Kuvendit, ose më saktë para maxhorancës socialiste që kërkon shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Malaj ka mbajtur një fjalim të fortë para maxhorancës socialiste duke deklaruar se deputetët po vendosen në rresht, gjë që s’ka ndodhur as në 1992.

Ai deklaroi se po shkarkohet vetëm se ka guxuar të thotë fjalën e lirë. Fjalën e lirë për keqqeverisjen e vendit nga Kryeministri Rama.

Ai e quajti “goditje pas shpine”, atë që po bën Rama. Ndërsa për kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi u shpreh se “me votimin për shkarkimin e tij në parlament po e mbyll karrierën politike me turp”.

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit vret më shumë se termeti. Kostot financiare ndihen në jetën e shqiptarëve, në pasigurinë e tyre për të ardhmen. Një aksiomë thotë “pushteti absolut korrupton në mënyrë aboslute”. Asnjë bankë qendrore nuk ia del të mirëmbajë financat kur atmosfera politike është acid.

Nëse institucionet kushtetuese nuk funksionojnë, nëse vendi keqqeveriset atëhere pushtetarët kanë vetëm një qëllim: Pasurimin personal.

Kërkesa për heqje imuniteti kanë ardhur edhe dy herë të tjera në këtë parlament por kanë dështuar. Heqja e imunitetit dështoi në vitin ’92 kur deputetët me integritet refuzuan ti heqin imunitetin Rulit dhe Rukës. Në vitin 2004, PS-ja shpëtoi nga njolla kur vendosi të mos i heqë mandatin e deputetit Nikoll Lesit.

Sot Rilindja po më bën një gjyq politik. Ky është një turp në historinë e parlamentarizmit. Në vitin 2019 deputëtët e PS ndjehen të frikësauar nga Rama i cili po mbjell frikë kudo dhe po rrezikon ta kthejë vendin në neodiktaturë.

Unë e kam kryer me korrektesë detyrën si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. Shkarkimi im është vetëm një hakmarrje personale e Edi Ramës”, u shpreh ndër të tjera Arben Malaj.