‘Golin ia dedikoj Blendi Shkëmbit’, flet Kallaku: Interesimi nga Partizani? Nuk është pak të të kërkojë...

Teuta fitoi në shtëpi me rezultatin 1-0 përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Në një prononcim pas ndeshjes, Sherif Kallaku, autor i golit të vetëm në këtë sfidë, u shpreh se ishte një ndeshje shumë e vështirë, por skuadra e kërkoi fitoren.

Ndërkohë, ai ia dedikoi golin ish-trajnerit të Teutës Blendi Shkëmbi duke i shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin mes tyre.

“Teuta merr fitore me rëndësi ndaj Partizanit – Këtë fitore e bëri e gjithë skuadra, jo vetëm goli im. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Më vjen mirë që kjo fitore erdhi pas kësaj kthese. Në vazhdim, uroj të kemi paraqitje më të mira. Sot na u rikthye fati, në takimet e kaluara kemi luajtur mirë, por na ka munguar fati. Më erdhi mirë që ekipi e kërkoi fitoren.

Ofertë nga Partizani – Të të kërkojë Partizani nuk është pak. Të ishte në dorën time, do të bëhej ndryshe. Kur ekipi është mirë, pse duhet të largohem?!

Dedikimi i golit – Shkëmbi e meriton diçka të tillë se ka bërë punë të mirë te skuadra. Ndihem krenar që kam punuar me të. Më vjen mirë që ka ardhur një ish-numër 10-ë. I uroj shumë suksese dhe teknikut tonë të ri”, përfundoi organizatori i Teutës dhe kapiteni i Shpresave.