Dosja ‘Xhafaj’/ Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg

Gjyqtari Artan Gjermeni ka shpallur fajton ish-deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg.

Sipas gjykatës, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.

Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 100 orë punë në interes publik.

Albert Veliu është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg dhe Fredi Alizoti, 2 vite burg.

Vendimi i gjykatës:

Ervin Salianji, akuza kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim, 1 vit burg.

Jetmir Olldashi, akuza kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim, 6 muaj burgim, konvertohet me 100 orë pune në i interes publik. Të mbajë kontakte me zyrën e shërbimit të provës.

Fredi Alizoti, akuza kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim, 2 vite burgim.

Albert Veliu, kalim i paligjshëm i kufirit 10 muaj burgim dhe kallëzim i rremë në bashkëpunim  2 vjet e 10 muaj burgim, në total 3 vjet e  5 muaj burgim.