Meta publikon VIDEON II: Manipulimi flagrant i ‘prestigjatorit’ Dvorani, në Rrugën e Partisë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot, videon e dytë denoncuese me shkeljet e mëdha ligjore në procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese, të Kryetarit të KED Ardian Dvorani, ato që kreu i shtetit i konsideron si “lojëra të prestigjatorit".

Meta, duke sjellë faktet njeri pas tjetrit të manipulimeve të rënda, ka dalë në konkluzionin se Dvorani qëllimshëm nuk ndjek "Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë".

“Të dashur qytetarë, - shkruan Meta. - Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.”

Ardian Dvorani, kompetencë në Kushtetuese:

Kryetari i KED, në raport me vendimarrjen, është vetëm një anëtar i KED dhe ka vetëm 1 votë. Edhe për botimin e vendimeve në faqen e Gjykatës së Lartë, shprehet vetëm KED në çdo vendim të saj. Kryetari i KED është vetëm një përcjellës i vendimeve të KED. Detyra më e rëndësishme e kryetarit të KED është publikimi i procesverbaleve të KED në faqen e Gjyaktës së Lartë. Pikërisht edhe këtë detyrë, Kryetari i KED nuk e ka bërë që nga 15 janari 2019 për 32 mbledhje radhazi.

KED i ka renditur vakancat sipas radhës kushtetuese:

President
2.Kuvend.
3.President.
4.Kuvend

Dhe jo:

1.President

2.President

3.Kuvend

4.Kuvend.

8 tetor 2019:

Vendimit të Dvoranit për t’i nisur njëherazi Presidentit dy vakancat dhe pas 6 ditësh, dy vakancat njëherazi Kuvendit ëhstë lojë vetëm personale e tij në kundërshtim të plotë me vendimarrjen e KED, që i ka miratuar vakancat në një ditë dhe sipas radhës kushtetuese.

Ja pse publikimi prej tij i Arta Vorpsit në Fletoren Zyrtare është dhunim i Kushtetutës dhe i ligjit dhe një akt mashtrues.

Vendimin e KED të publikuar në 22 shtator 2019 në faqen e Gjykatës së Lartë, Dvorani e boton në Fletoren Zyrtare në 9 nëntor 2019.

Pika dy sqaron: Ky vendim publikohet në faqen e Gjykatës së Lartë.

Zero mbledhje dhe vendim i KED për publikim në Fletoren Zyrtare.

Zero mbledhje e KED dhe asnjë vendim i saj për të vlerësuar mekanizmin zhbllokues.

Si shpjegohet që Dvorani shkel ligjin, Kushtetutën, del mbi vendimet e KED dhe i rrëmben kompetencat kushtetuese, Presidentit?

Sepse Dvorani nuk ndjek Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë.

Partia e mbajti 6 vjet në detyrë, përtej mandatit kushtetues 9-vjeçar.

Mjaft me sundimin e Partisë!

Vetëm sundim i Kushtetutën dhe ligjit.

Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Këtë e kanë vendosur shqiptarët në referendum në 22 nëntor 1988.