FOTO/ Josh Simpson, mjeshtri i punimit të qelqit, krijon planetë prej tij

Josh Simpson bën planetë prej xhami dhe mjafton të thuash që janë tërësisht jashtë kësaj bote e duken vërtet unike në llojin e tyre.

Artisti artizan krijon globet e ndërlikuara në punëtorinë e tij në Shelburne Falls, Massachusetts. 

Ai filloi t'i bënte ato në vitet 1970, dhe u frymëzua pasi dëgjoi astronautët Apollo që e përshkruan Tokën si një mermer blu. 

Simpson ka mijëra planetë të krijuar në të gjithë botën, të lënë si dhuratë për kalimtarët dhe kështu do ketë një kujtim prej tij për cilindo që do pyesë prej nga vijnë dhe si janë krijuar ato.

Nëse jeni me fat, mund të gjeni një nga planetët e xhamit të Simpson dhe mund ta blini e ruani atë si një suvenir.

Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net