Kandidat për kreun e SPAK, Kraja: Ja si do t'i bëj ballë presionit nëse zgjidhem kreu i SPAK

Kandidati për kreun e SPAK, Arben Kraja prezantoi 3 pika që sipas tij japin garanci për të përballuar presionin shoqëror nëse ai zgjedhet kreu i SPAK.

Përpara KLP-së, Kraja tha se "Asnjë nga ne nuk i ka borxh askujt" ndaj zbatimi i ligji me korrektësi është një garanci që sipas tij do ti bëjë ballë presionit.

Arben Kraja: E para, garanci ligjore pavarësia në vendimmarrje për çdo prokuror, përfshi edhe drejtuesin.

E dyta, garancitë janë përzgjedhja nga ana juaj.

E treta, vullneti i të gjithë ne për të zbatuar ligjin me korrektësi.

Ju garantoj që asnjë nga ne nuk i ka borxh askujt, jemi zgjedhur bazuar në eksperiencën dhe integritetin që kemi pasur.