Vllaznia paguan gjobën, hapen dyert për tifozët në ‘Loro Boriçi’

Vllaznia i bën thirrje tifozëve të mbushin shkallët e stadiumit për sfidën e rëndësishme kundër Kukësit e cila zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Klubi shkodran ka konvertuar me gjobë gjysmën e dënimit të mbetur nga vendimi i Komisionit të Disiplinës, i datës 6 nëntor 2019.

Njoftimi i plotë i Vllaznisë:

“Klubi ka marrë përsipër pagesën e gjobës për të hequr këtë dënim të mbetur, vetëm e vetëm që tifozët sot të mos jenë të penalizuar për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Përveç tribunave C, D dhe E, sot do të jenë të hapura edhe tribunat A, B dhe ajo VIP. Ju bëjmë thirrje që në orën 13:00, të jeni sa më të shumtë në “Loro Boriçi”, në këtë ndeshje të fundit për këtë vit në këtë stadium, duke shpresuar që t’i bëjmë një mbyllje ashtu si duhet,” – shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

Çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia- Kukësi:

Tribuna C       200 lekë

Tribuna  D     300 lekë

Tribuna E       200 lekë (për miqtë)

Tribuna A       500 lekë

Tribuna B       500 lekë

Tribuna VIP    1000 lekë